Blog Manager
Universal Article/Blog/News module
Thirrje
E kotë të shtiresh
pjesë e një alegroje të kohës,
kur përbrenda gjithmonë të fton
një harfë Orfeu
me miliona vjet drite rrugë:
"Eja!
Vetëm poetët
kanë të drejtën e zhbirimit
nëpër tejbotë,
atje ku alegoria e fjalës
është aq afë Zotit.
Vetëm ata munden
të flasin me yjet, bimët, shtazët,
të fluturojnë qiellit pa krahë,
të kalojnë detra pa u lagur,
të zbërthejnë enigma perandorësh,
të këmbejnë mrekulli profetësh,
të dëgjojnë për çdo natë
rrëfimet e Sheherzades
e, t'i përvidhen Kreontit
sa herë duan të kalojnë matanë.
Pastajj prapë, si asgjë,
tëk hehen po aty ku janë.
Eja!"
E kotë të shtiresh
kur, përbrenda një pastoraleje shpirti
ngarkuar me trastën e absurdit mbi shpinë
gjithmonë ndjek një zë
pas të cilit, si në përrallë,
mbeten thërrmijat e misterit -
cila nga ne është vërtet gjallë!